Etike
eshte disiplina qe studjon parimet morale, sjelljet e mjekeve, detyrat dhe te drejtat e mjekeve gjate ushtrimit te profesionit te tyre dhe raste te shkeljes se parimeve morale dhe ligjore mjeksore
Bioteika
Merret me problemet etike aktuale ne shkencat biomjeksore. U perdor fillimisht si term ne 1960
Kodi i etikes dhe deontologjise mjeksore
Paraqet nje sistem rregullash etiko morale dhe detyrash qe profesionistet mjeksore duhet ti respektojne gjate ushtrimit te profesionit te tyre. Ne Shqiperi quhet Urdhri i Mjekeve te Shqiperise(1993). Deri ne vitin 1985 prob etike shqyrtoheshin nga displinat e mjeksise ligjore ne fakultetet e mjeksise dhe drejtesise.
Moral
Rrjedh nga fjala latine (mos-mores) dhe nenkupton zakonet dhe rregullat e pashkruara te sjelljes se njerezve ne shoqeri, respektivisht ka te beje me veprimet qe pasqyrojne sjelljet e njerezve duke bere dallimin ndermjet nje veprimi te mire nga nje i keq
Morali si hulumtim
Konsiderohet keshtu sepse ka te beje me shqyrtimin e ceshtjeve qe nuk jane konkrete dhe hulumtimet mund te kryhen nga cdo njeri
Morali si doktrine
Teresi e sistematizuar rregullash dhe formash sjellje te organizuara ne menyre hierarkike
Morali si veprim i caktuar praktik
Perben ndryshim midis nje ideali qe ne synojme ta arrijme nga nje realitet i caktuar
Fjala “etike”
Rrjedh nga greqishtja “ethos” dhe ka kuptim te njejte me termin moral pra zakonet dhe rregullat e pashkruara te sjelljes se njerezve ne nje shoqeri te caktuar. Etika konsiderohet si shkenca e moralit sepse ne dallim nga morali asaj i hiqet aspekti praktik.
Fjala “deontologji”
Greqisht deontos=detyrim, logos =shkence
Merret me shqyrtimin e te drejtave, kerkesave etike ne lidhje me ushtrimin e nje profesioni. Ceshtjet e deontologjise jane sistemuar ne nje gr rregullash te shkruara te quajtura “Kodet e Deontologjise”
Etika biomjeksore
Perfshin parimet ne fushat biomjeksore.
1) Bioetike konsiderohet si pjese e etikes qe merret me ceshtjet qe kane dale nga parimet e shkencave biomjeksore
2) Bioetika perfaqeson disiplinen qe merret me studimin e zgjidhjeve te konflikteve te vlerave ne shqoeri ne lidhje me arritjet e shkencave biomjeksore
Temat qe trajtojne studjuesit e bioetikes
1- ceshtjet e plakjes/vdekjes
2- ceshtjete e eksperimenteve te njeriut
3- ceshtjet e semundjeve neuropsikike
4- ceshtjet e vetevrasjes
5- ceshtjet e operacioneve te transplantimeve
6- ceshtjet e kerkimeve ne fushat e armeve kimike
7- ceshtjet e tortures
8- ceshtjet e denimit me vdekje
E drejta
Teresia e normave juridike qe rregullon marredheniet shoqerore ndermjet njerezve ne nje shoqeri te caktuar. Respektimi i tyre sigurohet nga instanca shteterore perkatese.
E drejta mjeksore
Dege e te drejtes qe perfaqeson teresine e ligjeve qe kane te bejne me mjeksine
Cfare dispiline perben mjeksia ligjore?
Realizon lidhjen mes te drejtave dhe mjeksise. Merret me zgjidhjen e ceshtjeve me karakter mjeksor dhe biologjik qe hasen ne praktiken e organeve te drejtesise.
Parimet kryesore te etikes dhe deontologjise mjeksore
Parimi i respektimit te jetes
Parimi i paprekshmerise dhe pavaresise se personit qe ne vetvete permban konsentin
Aspektet e bioetikes
Aspekti laik, nderdisiplinor, global dhe sistematik
Aspekti laik i bioetikes
Bioetika nuk bazohet në fe, por në argumente logjike, shkencore dhe etike të kuptueshme për të gjithë. Ajo përfshin jo vetëm mjekët, por edhe individë të tjerë të shoqërisë.
Aspekti nderdisiplinor i bioetikes
Bioetika kërkon bashkëpunim nga shumë fusha si mjekësia, filozofia, ligji, sociologjia, ekonomia dhe profesionistët shëndetësorë, për të zgjidhur problemet etike.
Aspekti global i bioetikes
Shqyrton pacientin si një tërësi – trupin, mendjen, familjen dhe shoqërinë që e rrethon. Ajo interesohet për marrëdhëniet mjek-pacient dhe ndikimin e ambientit dhe shoqërisë në shëndetin e pacientit.
Aspekti sistematik i bioetikes
Bioetika përdor një proces të organizuar për zgjidhjen e dilemave etike, duke analizuar
rastet, vlerësuar rreziqet dhe përfitimet, dhe trajtuar çështjet individuale (mikroetikë)
dhe ato shoqërore (makroetikë).