Çfarë është Ebola?
Sëmundje akute infektive virale nga grupi i etheve hemorragjike.
Cili është shkaktari i Ebolës?
Virusi Ebola, familja Filoviridae.
Çfarë lloj virusi është?
Virus ARN me virulencë shumë të lartë.
Cili është rezervuari natyror?
Lakuriqët e natës (i dyshuar).
Cili është burimi i infeksionit?
Njeriu i sëmurë dhe kafshët e infektuara.
Si bartet Ebola?
Kontakt direkt me gjakun dhe lëngjet trupore.
A bartet me ajër?
Jo, nuk bartet me rrugë ajrore.
Cila është porta hyrëse?
Lëkura e dëmtuar dhe mukozat.
Sa zgjat inkubacioni?
2–21 ditë, më shpesh 6–12 ditë.
Kur është pacienti më infektiv?
Në fazën e avancuar të sëmundjes.
Simptoma fillestare?
Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh.
Simptoma gastrointestinale?
Diarre, të vjella, dhimbje barku.
Shenjat hemorragjike?
Gjakderdhje nga hunda, goja, lëkura.
Komplikimi kryesor?
Shok dhe insuficiencë multiorganore.
Sa është mortaliteti?
50–90%.
Si vendoset diagnoza?
PCR dhe teste serologjike.
Material për analizë?
Gjak, serum, inde.
Ku është më e përhapur?
Afrika Qendrore dhe Perëndimore.
A ka terapi specifike?
Jo, vetëm trajtim mbështetës.
Masat preventive?
Izolim strikt dhe pajisje mbrojtëse.