Çfarë është Variola Vera?
Sëmundje akute virale shumë kontagjioze dhe shpesh fatale, e shkaktuar nga virusi i variolës.
Cili virus e shkakton Variola Verën?
Virusi i variola verës, pjesë e familjes Poxviridae, nënfamilja Chordopoxvirinae.
Sa është vdekshmëria te Variola major?
Deri në 30%.
Sa është vdekshmëria te Variola minor?
Deri në 1%.
Cilat janë format kryesore klinike?
Klasike, hemoragjike, malinje dhe forma e modifikuar.
Cila është forma më vdekjeprurëse?
Forma hemoragjike me vdekshmëri deri në 95%.
Rezervuari i infeksionit?
Vetëm njeriu.
Cila është porta hyrëse?
Trakti respirator.
Cilat janë rrugët e bartjes?
Aerogjene dhe me kontakt të drejtpërdrejtë.
Sa zgjat periudha e inkubimit?
7–17 ditë.
Kur është personi më infektues?
Gjatë javës së parë të sëmundjes deri në rënien e krustës së fundit.
Cilat janë simptomat prodromale?
Temperaturë e lartë, kokëdhimbje, dhimbje trupi, ethe, të vjella.
Ku paraqiten fillimisht lezionet?
Në gojë, fytyrë dhe duar.
Rendi i zhvillimit të lezionit?
Makula → papula → vezikula → pustula → krusta.
Sa zgjat cikli i plotë i krustave?
Rreth 3–4 javë.
Çfarë mbetet pas rënies së krustave?
Zona të depigmentuara dhe shpesh cikatrice.
A kalon virusi placentën?
Po, por forma kongjenitale është e rrallë.
Komplikimet kryesore?
Pneumoni, encefalit, verbim, ulçerë korneale.
Si vendoset diagnoza?
Mostër nga krustat dhe lëngu i lezionit.
Kur u shpall e eradikuar variola?
Zyrtarisht në vitin 1980 nga OBSH.
Ku ruhen sot mostrat e virusit?
CDC Atlanta dhe Koltsovo në Rusi.
Masë kryesore parandaluese?
Vaksinimi.
Sa kohë pas kontaktit është efektive vaksina?
Deri 4 ditë pas kontaktit.
Kush e zbuloi vaksinën?
Edward Jenner.