Çfarë është meningjiti nga meningokoku?
Sëmundje akute infektive bakteriale me rrjedhë të rëndë dhe vdekshmëri të lartë, që përfshin meningjet.
Cili është shkaktari?
Neisseria meningitidis, bakter gram-negativ, diplokok në formë veshke.
Cilat janë grupet serologjike më të rëndësishme?
A, B dhe C; A dhe C shkaktojnë epidemi më shpesh.
Sa mbijeton meningokoku në ambientin e jashtëm?
Vetëm 1–2 orë, është shumë i ndjeshëm.
Cila është periudha e inkubacionit?
Zakonisht 3–4 ditë, mund 2–10 ditë.
Cilat janë format e infeksionit?
Bacilmbajtje, nazofaringit, dhe rrallë meningjit.
Simptomat kryesore të meningjitit?
Temperaturë e lartë, kokëdhimbje, vjellje, ngurtësim i qafës, fotofobi.
Cilat janë shenjat meningjeale?
Ngurtësim i qafës, shenja e Kernigut dhe Brudzinskit.
Cila formë është më e rëndë?
Sepsa meningokokike me rrjedhë shumë të rëndë.
Si vendoset diagnoza etiologjike?
Izolimi i meningokokut nga likuori, gjaku ose strishoja.
Cilat metoda serologjike përdoren?
Aglutinim, ELISA, imunoelektroforezë.
Cili është rezervuari i infeksionit?
Vetëm njeriu.
Çfarë roli kanë bacilmbajtësit?
Janë burimi kryesor epidemiologjik i infeksionit.
Sa zgjat bacilmbajtja?
Zakonisht deri në 10 ditë.
Cila është rruga kryesore e bartjes?
Pikësore-ajrore në kontakt të afërt.
Cilat kolektivitete janë më të rrezikuara?
Çerdhe, shkolla, kazermat ushtarake.
Ku është më e shpeshtë sëmundja në botë?
Në disa rajone të Afrikës (belt i meningjitit).
Forma më e shpeshtë e paraqitjes?
Sporadike.
Sezonaliteti i sëmundjes?
Më shpesh fund i dimrit dhe fillim i pranverës.
Mosha më e prekur?
Fëmijët nën 5 vjeç.
Masë kryesore gjatë sëmundjes?
Izolim spitalor dhe trajtim urgjent.
A është efikase kimioprofilaksa masive?
Jo, nuk jep rezultate të mira.
Çfarë vaksine përdoret më shpesh?
Vaksina kundër grupeve A dhe C.
Kur rekomandohet vaksinimi?
Gjatë epidemive dhe për udhëtarë në zona endemike.