Çfarë është variçela?
Sëmundje akute infektive virale me kontagjiozitet shumë të lartë, e karakterizuar me erupcion polimorf në lëkurë, që prek më shpesh fëmijët.
Cili është shkaktari i variçelës?
Virusi Varicella-Zoster, ADN virus nga grupi i herpes viruseve.
Sa është koha e inkubacionit të variçelës?
1–3 javë.
Cilat janë simptomat prodromale të variçelës?
Kokëdhimbje, plogështi, temperaturë e lehtë dhe shenja katarale.
Si paraqitet enantemi në variçelë?
Vezikula në qiellzë dhe mukozën orale që pëlcasin dhe formojnë afte.
Cilat janë stadiumet e erupcionit të variçelës?
Makulë, papulë, vezikulë/pustulë dhe krustë.
Çfarë do të thotë erupcion polimorf?
Në të njëjtën kohë gjenden të gjitha stadiumet e erupcionit.
Ku fillon zakonisht erupcioni i variçelës?
Në kokë, pastaj përhapet në trup dhe ekstremitete.
Si dallohet variçela nga variola?
Variçela ka lezione të shumëllojshme njëkohësisht, variola vetëm një lloj lezioni në një moment.
Si është forma klinike e variçelës te fëmijët?
Zakonisht e lehtë, me komplikime të rralla.
Si është forma klinike e variçelës te të rriturit?
Më e rëndë, me rrezik më të madh për komplikime.
Cilat janë komplikimet më të shpeshta të variçelës?
Infeksion bakterial i lëkurës dhe pneumoni.
Cila është komplikimi shumë i rrallë i variçelës?
Meningoencefaliti.
Si vendoset diagnoza e variçelës?
Në bazë të pasqyrës klinike dhe të dhënave epidemiologjike për kontakt.
Cili është rezervuari i variçelës?
Njeriu.
Kur fillon infektiviteti te variçela?
1–2 ditë para fillimit të sëmundjes.
Kur është maksimumi i infektivitetit?
Gjatë stadiumit kataral.
Sa zgjat periudha e infektivitetit?
Deri në 2 javë.
Cila është porta hyrëse e infeksionit?
Trakti respirator.
Cili është mekanizmi kryesor i bartjes?
Aerogjen – me sperkla të Fligesë.
Cilat janë rrugët e tjera të bartjes?
Kontakt i drejtpërdrejtë dhe kontakt me herpes zoster.
A mund të bartet variçela transplacentar?
Po, sidomos në tremujorin e parë, me rrezik për malformacione fetale.
Si është shpërndarja e variçelës?
Kosmopolite, kryesisht te mosha fëminore.
Sa është indeksi i kontagjiozitetit?
Rreth 95%.