Çfarë është malaria?
Malaria është sëmundje infektive parazitare e shkaktuar nga plasmodiumët dhe bartet nga mushkonja Anopheles.
Cili është bartësi i malaries?
Mushkonja femër e gjinisë Anopheles.
Cilat janë shkaktarët kryesorë të malaries?
Plasmodium vivax, Plasmodium malariae, Plasmodium falciparum, Plasmodium ovale.
Cila malarie quhet terciana?
Malaria e shkaktuar nga Plasmodium vivax.
Cila malarie quhet kuartana?
Malaria e shkaktuar nga Plasmodium malariae.
Cila është forma më e rëndë e malaries?
Malaria tropike e shkaktuar nga Plasmodium falciparum.
Sa zgjat inkubacioni te malaria tropike?
8–12 ditë.
Sa zgjat inkubacioni te malaria terciane dhe ovale?
10–18 ditë.
Sa zgjat inkubacioni te malaria kuartane?
20–30 ditë.
Cilat janë simptomat kryesore të malaries?
Temperaturë e lartë, ethe, djersitje, fazë afebrile, sulme periodike.
Si paraqiten sulmet e temperaturës?
Çdo 24, 48 ose 72 orë, varësisht nga shkaktari.
Cila është shenjë e rëndësishme objektive?
Zmadhimi i shpretkës (splenomegalia).
Cila formë ka rrjedhën më të rëndë?
Malaria tropike, shpesh fatale.
Si vendoset diagnoza e malaries?
Me gjetjen e plasmodiumit në gjak në preparat mikroskopik.
Cila ngjyrë përdoret për preparatin e gjakut?
Ngjyrosje me Giemsa.
Cili është rezervuari i malaries?
Vetëm njeriu.
Kush është burim i infeksionit?
I sëmuri dhe gametombajtësi.
Çfarë janë gametocitet?
Forma seksuale të plasmodiumit që qarkullojnë në gjak.
Cili është mekanizmi i bartjes?
Bartje transmisive me inokulim nga mushkonja Anopheles.
Si ndodh inokulimi?
Mushkonja inokulon sporozoite përmes pështymës gjatë pickimit.
Si tjetër mund të bartet malaria?
Përmes transfuzionit të gjakut të infektuar.
Ku është malaria endemike?
Afrikë, Azi Juglindore, Amerikë Jugore.
Sa persona sëmuren çdo vit nga malaria?
Rreth 100 milion.
Sa persona vdesin çdo vit nga malaria?
Rreth 1 milion.