Çfarë është Hepatiti C?
Sëmundje virale akute dhe kronike e mëlçisë, e ngjashme me HBV, e shkaktuar nga HCV.
Cili është shkaktari i Hepatitit C?
Hepatitis C virus (HCV), ARN virus.
Pse quhej më parë Non-A, Non-B hepatitis?
Sepse nuk ishte as Hepatit A dhe as Hepatit B dhe transmetohej pas transfuzioneve.
Sa gjenotipe të HCV ekzistojnë?
Gjashtë gjenotipe kryesore.
Cili është rezervuari i HCV?
Vetëm njeriu.
Cila është rruga kryesore e bartjes?
Përmes gjakut dhe derivateve të gjakut.
Cilët persona janë në rrezik të lartë?
Përdoruesit IV të drogave dhe pacientët në hemodializë.
A bartet shpesh seksualisht?
Jo shpesh, më rrallë se HBV.
A bartet vertikalisht nga nëna te fëmija?
Po, rreth 5%, sidomos te nënat me HIV.
Cila është porta hyrëse e HCV?
Lëkura dhe rrallë mukozat.
Sa zgjat inkubacioni i Hepatitit C?
Mesatarisht 7 javë (4–20 javë).
Si është pasqyra klinike më shpesh?
Asimptomatike ose pa ikter.
Sa përqind kanë forma simptomatike?
Rreth 10–25%.
Kur quhet Hepatiti C kronik?
Kur zgjat më shumë se 6 muaj.
Cila është pasoja më e shpeshtë?
Kronifikimi dhe cirroza e mëlçisë.
Si vendoset diagnoza?
Me analiza biokimike dhe teste serologjike.
Cila metodë moderne përdoret për virusin?
PCR për HCV-RNA.
Sa persona janë të infektuar në botë?
Rreth 180 milion njerëz.
A ka sezonalitet Hepatiti C?
Jo, paraqitet gjatë gjithë vitit.
A ekziston vaksinë kundër HCV?
Jo, ende nuk ekziston vaksinë.
Cila është masa kryesore parandaluese?
Testimi i gjakut dhe sterilizimi i instrumenteve.
A fitohet imunitet i fortë pas sëmundjes?
Jo, imuniteti është i pasigurt dhe reinfeksioni është i mundur.
Ku mund të paraqiten epidemi të vogla?
Në qendrat e hemodializës dhe te hemofilikët.
Pse është i rrezikshëm Hepatiti C?
Sepse shpesh bëhet kronik pa simptoma dhe çon në cirrozë/kancer.