Çfarë është Hepatiti B?
Sëmundje virale e mëlçisë që mund të jetë akute ose kronike dhe shkaktohet nga HBV.
Cili është shkaktari i Hepatitit B?
Hepatitis B virus (HBV), ADN virus nga familja Hepadnaviridae.
Cilat janë format klinike të Hepatitit B?
Akute (≤6 muaj) dhe kronike (>6 muaj).
Ku gjendet më shumë virusi HBV?
Në gjak; gjithashtu në spermë, sekrecion vaginal, qumësht gjiri dhe pështymë.
Cili është rezervuari i Hepatitit B?
Vetëm njeriu.
Cilat janë rrugët kryesore të bartjes?
Seksuale, parenterale (gjak), dhe vertikale nga nëna te foshnja.
Cila është porta hyrëse e HBV?
Lëkura dhe mukozat.
Sa zgjat inkubacioni i Hepatitit B?
Nga 6 javë deri në 6 muaj.
Cilat janë simptomat tipike të formës akute?
Lodhje, humbje oreksi, vjellje, dhimbje abdominale, ikter.
Çfarë është hepatiti fulminant?
Formë e rëndë me insuficiencë hepatike dhe letalitet shumë të lartë.
Çfarë tregon HBsAg?
Tregon infeksion aktiv me HBV.
Kur quhet një person bartës kronik?
Kur HBsAg mbetet pozitiv më shumë se 6 muaj.
Çfarë tregon anti-HBc IgM?
Infeksion akut me Hepatit B.
Çfarë tregon HBeAg?
Replikim aktiv i virusit dhe infektivitet i lartë.
Cila metodë tregon ngarkesën virale?
PCR për HBV-DNA.
Sa përqind e të rriturve shërohen nga forma akute?
Rreth 95%.
Te cilët grupmosha bëhet më shpesh kronik?
Te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
A ka sezonalitet Hepatiti B?
Jo, paraqitet gjatë gjithë vitit.
Cila është masa kryesore parandaluese?
Vaksinimi kundër Hepatitit B.
Si jepet vaksina kundër HBV?
Në 3 doza intramuskulare: 0, 1 dhe 6 muaj.
Çfarë përmbajnë vaksinat moderne?
Antigjenin sipërfaqësor HBsAg rekombinant.
Çfarë është imunoprofilaksa pasive?
Dhënia e imunoglobulinës anti-HBV pas ekspozimit.
Çfarë ndodh pas shërimit nga Hepatiti B?
Formohet imunitet specifik i përjetshëm.
Cilat janë zonat endemike kryesore?
Azia Juglindore dhe Afrika Sub-Sahariane.