Çfarë është Hepatiti E?
Hepatiti E është hepatit viral akut që përhapet me rrugë fekalo-orale dhe është i ngjashëm me Hepatitin A.
Shkaktari i Hepatitit E
Hepatitis E virus (HEV), virus me ARN, rreth 32 nm.
Rezervuari i infeksionit
Vetëm njeriu dhe virusobartësi.
Rruga kryesore e përhapjes
Fekalo-orale: ujë dhe ushqim i kontaminuar.
Porta hyrëse
Mukoza e traktit gastrointestinal.
Periudha e inkubacionit
Mesatarisht 26–42 ditë (2–9 javë).
Forma klinike
E ngjashme me Hepatitin A, beninje, vetëkufizuese.
A kronifikohet Hepatiti E?
Jo, nuk kalon në formë kronike.
A shkakton karcinom hepatocelular?
Jo.
Simptomat kryesore
Lodhje, humbje oreksi, nauze, vjellje, ikter.
Diagnoza specifike
Anti-HEV IgM në serum.
Shpërndarja gjeografike
Kryesisht Azi dhe Afrikë.
Forma e paraqitjes
Sporadike dhe endemo-epidemike, shpesh hidrike.
Sezonaliteti
Maksimum në vjeshtë, minimum në verë.
Masa kryesore e parandalimit
Masat higjieno-sanitare dhe ndërprerja e rrugës fekalo-orale.
A ka vaksinë rutinë për HEV?
Jo, nuk përdoret vaksinim rutinë.
A janë efektive imunoglobulinat?
Jo, nuk kanë efekt të provuar.