Çfarë është morbili (fruthi)?
Morbili është sëmundje akute infektive me etiologji virale, shumë kontagjioze, e karakterizuar me shenja katarale dhe erupcion makulopapuloz në lëkurë.
Cili është shkaktari i morbilit?
Shkaktari është virusi i morbilit, virus ARN i familjes Paramyxoviridae, shumë i ndjeshëm në ambientin e jashtëm.
Cili është rezervuari i infeksionit te morbili?
Rezervuari i vetëm i infeksionit është njeriu.
Kur fillon infektiviteti?
Infektiviteti fillon 1–2 ditë para paraqitjes së simptomave klinike.
Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit zgjat zakonisht 10–12 ditë.
Cila është shenja patognomonike?
Shenjat e Koplikut – enantem në mukozën e gojës dhe faqes.
Ku fillon erupcioni?
Fillon pas veshëve dhe në fytyrë, pastaj përhapet në trup dhe ekstremitete.
Cilat janë komplikimet më të shpeshta?
Otitis media, bronhopneumonia dhe infeksione bakteriale sekondare.
Cila është rruga e bartjes?
Bartja është aerogjene përmes sperklave të Flügges.
Cila është masa kryesore preventive?
Vaksinimi me vaksinë të gjallë të atenuar.
Çfarë imuniteti jep vaksina?
Jep imunitet të gjatë dhe solid.
Kur përdoret imunoglobulina?
Te fëmijët astenik dhe me sëmundje shoqëruese si mbrojtje pasive.
Në cilat stinë paraqitet më shpesh?
Në dimër dhe pranverë.
Cila është faza më infektive?
Periudha katarale dhe ditët e para të erupcionit.
Si vendoset diagnoza?
Kryesisht në bazë klinike, rrallë laboratorike.